SHBA ndalon importin e bakrit nga Serbia, Vuçiç: Po paguajmë çmimin e përplasjes mes fuqive të mëdha
Beogradi zyrtar ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar importin e bakrit dhe produkteve të bakrit të prodhuara në Serbi nga kompania kineze Zijin Copper. Vendimi është marrë nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP), e cila ka ngrirë dërgesat e kompanisë pas dyshimeve për përdorim të punës së detyruar në minierat e bakrit në Bor, në lindje të Serbisë. Sipas autoriteteve amerikane, hetimet janë mbështetur në dëshmi punëtorësh, materiale fotografike dhe video, si dhe raporte të organizatave joqeveritare dhe studime akademike. Në këto dokumente pretendohet se punëtorët janë përballur me kufizim të lirisë së lëvizjes, mbajtje pagash, orë të zgjatura pune, si dhe presione e kërcënime. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e cilësoi vendimin si një goditje për ekonominë...
Burimi:
javanews.al