SHBA mohon armatosjen e forcave kurde për ndërhyrje në Iran
Foto ilustruese WASHINGTON- Presidenti amerikan Donald Trump ka kundërshtuar armatosjen e forcave kurde, për t’i frymëzuar ata që të zhvillojnë një kryengritje popullore në Iran. Sipas sekretares së shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, çdo raport i tillë është “plotësisht i rremë dhe nuk duhet të publikohet”. Leavitt shprehet se presidenti amerikan “foli me udhëheqësit kurdë në lidhje me bazën amerikane në Irakun verior”. Media të huaja kanë raportuar më parë se Washingtoni po përgatitej të mbështeste forcat kurde për një operacion tokësor në Iran “në ditët në vijim”. Sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth gjithashtu u distancua nga ky raport, duke thënë se asnjë nga objektivat e SHBA-së “nuk bazohet në mbështetjen e armatosjes së ndonjë force të veçantë”. Por ky operacion, sipas një...
Burimi:
zeri.ai