SHBA merr nën hetim presidentin kolumbian Gustavo Petro
Presidenti kolumbian Gustavo Petro, është nën hetim penal nga të paktën dy zyra prokurorësh federalë amerikanë, për kontakte të mundshme me trafikantë droge dhe donacione për fushatën e tij zgjedhore, sipas zyrtarëve të njohur me çështjen dhe të cituar nga New York Times. Petro, i cili ka një marrëdhënie të tensionuar me Donald Trump, po hetohet për lidhje të dyshuara me trafikantë droge dhe financim të mundshëm të fushatës së tij zgjedhore nga donatorë të paligjshëm. Hetimet po kryhen nga zyrat e prokurorëve federalë në Manhattan dhe Brooklyn dhe kryesisht kanë të bëjnë me tregtinë ndërkombëtare të drogës. Hetimi po shqyrton nëse Petro është takuar me trafikantë droge dhe nëse fushata e tij ka marrë para prej tyre. Hetimet janë në fazat e hershme dhe...
Burimi:
syri.net