SHBA kthen sytë nga Ballkani, nxjerr Gazprom nga tregu serb, e zëvendëson me kompaninë e Orban. Media gjermane: Trump e uli me këmbë në tokë Vuçiçin

SHBA kthen sytë nga Ballkani, nxjerr Gazprom nga tregu serb, e zëvendëson me kompaninë e Orban. Media gjermane: Trump e uli me këmbë në tokë Vuçiçin

Politika e presidentit amerikan, me kërcënime që më pas tërhiqen pjesërisht, lë përshtypjen se Donald Trump po luan “bllofin”. Në komunikimin politik, për tërheqjet e tij është përhapur akronimi “TACO”: Trump alëays chickens out (Trump gjithmonë tërhiqet nga frika). Por, si shumica e fjalive me “gjithmonë”, edhe kjo është e gabuar. Trump e ka seriozisht. Këtë e mësojnë sidomos kundërshtarët e dobët, për shembull presidenti i rrëmbyer i Venezuelës. Një rast tjetër është Serbia, me presidentin e saj vetëm në dukje të fuqishëm, Aleksandar Vučić, shkruan gjermania Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ). Për një kohë të gjatë dukej sikur sundimtari i Beogradit mund t’u shpëtonte kërkesave të Uashingtonit. Por në fund ai u detyrua të dorëzohej, edhe pa qenë nevoja që amerikanët të dërgonin një armatë...