SHBA-ja mbërthehet nga supergripi, po përhapet ‘frikshëm’ në Nju Jork

SHBA-ja mbërthehet nga supergripi, po përhapet ‘frikshëm’ në Nju Jork

Ekspertët amerikanë thonë se një virus, i cili shkakton atë që po quhet super gripi, po përhapet gjerësisht në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa vaksinimi ndaj këtij varianti nuk është i përfshirë në vaksinën kundër virusit këtë vit. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA njoftoi se shkalla e shtrimeve në spitalet e vendit u rrit me 14.3% që nga e premtja. Zyrtarët e shëndetit publik, sipas mediave amerikane, thonë se gripi po përhapet veçanërisht shpejt në Nju Jork, Luiziana dhe Kolorado. Nju Xhersi dhe Rod Ajlend po shohin gjithashtu nivele të larta të rasteve të të gripit, sipas të dhënave të mbledhura që nga 13 dhjetori. Në Xhorxhia, Nju Meksiko, Ajdaho, Miçigan, Karolinën e Veriut dhe të Jugut, Masaçusets,...