SHBA-ja dhe Irani nisin bisedimet për çështje bërthamore në Gjenevë/ Trump: Dështimi për të arritur marrëveshje, mund të çojë në…

SHBA-ja dhe Irani nisin bisedimet për çështje bërthamore në Gjenevë/ Trump: Dështimi për të arritur marrëveshje, mund të çojë në…

Negociatorët iranianë dhe amerikanë nisën më 17 shkurt bisedimet jodirekte për programin bërthamor të Teheranit, prapa dyerve të mbyllura në Gjenevë të Zvicrës. Të ndërmjetësuara nga Omani, bisedimet synojnë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet për programin bërthamor të Republikës Islamike, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të grumbullojnë forca në Detin Arabik. Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se dështimi për të arritur marrëveshje, mund të çojë në sulme ushtarake. “Nuk mendoj se ata i duan pasojat e mosarritjes së një marrëveshjeje”, u tha Trump gazetarëve më 16 shkurt. “Ne mund të kishim marrëveshje në vend se t’i dërgonim B-2-shët për të shkatërruar potencialin e tyre bërthamor. Dhe, neve na duhej t’i dërgonim B-2-shët”, shtoi Trump, duke iu referuar bombardimeve të objekteve bërthamore të Iranit në qershor të vitit...