SHBA-ja dhe Irani nisin bisedimet bërthamore në Gjenevë
Zyrtarët amerikanë dhe iranianë nisën bisedimet në Gjenevë më 26 shkurt, në atë që shihet si përpjekje e fundit për të arritur një marrëveshje bërthamore dhe për të shmangur një konflikt të madh ushtarak mes dy kundërshtarëve. Rundi i tretë i diskutimeve nisi teksa presidenti Donald Trump po peshon opsionet për një veprim ushtarak amerikan nëse nuk arrihet një marrëveshje për të kufizuar programin bërthamor të Iranit dhe teksa dy aeroplanmbajtës amerikanë janë dislokuar në afërsi të Republikës Islamike. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, po zhvillon bisedime me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe me dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner. Përfaqësuesit e Omanit janë ndërmjetës, sikurse ishin në këtë kapacitet edhe në dy rundet paraprake. Palët zhvilluan bisedime indirekte...
Burimi:
top-channel.tv