SHBA-Iran në telashe pas takimit të pafrytshëm në Gjenevë, Vance: Nuk përjashtohen sulmet
Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance siguroi në një intervistë me Washington Post se “nuk ka mundësi” për një konfrontim ushtarak afatgjatë midis SHBA-së dhe Iranit, pa përjashtuar megjithatë sulme të reja ajrore, në një kohë kur raundi i tretë i negociatave indirekte në Gjenevë përfundoi pa një marrëveshje. “Ideja se do të jemi në një luftë në Lindjen e Mesme për vite me radhë, pa fund në horizont, nuk ka asnjë mënyrë që kjo të ndodhë”, tha zoti Vance për Washington Post. Ai gjithashtu vuri në dukje se “mendoj se të gjithë preferojmë opsionin diplomatik”, duke shtuar se zhvillimet do të varen “vërtet nga ajo që bëjnë dhe thonë iranianët”. Të enjten, të dërguarit e administratës Trump zhvilluan një raund të tretë bisedimesh indirekte me Teheranin...
Burimi:
top-channel.tv