SHBA-Iran bisedime në Gjenevë, Trump: Dështimi në negociata mund të sjellë sulme
Negociatorët iranianë dhe amerikanë nisën bisedimet për programin bërthamor të Teheranit. Takimi zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjenevë të Zvicrës. Diskutimet synojnë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet për programin bërthamor të Republikës Islamike, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të grumbullojnë forca ushtarake në gjirin e Omanit. Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se dështimi për të arritur marrëveshje, mund të çojë në sulme ushtarake. “Unë do të përfshihem në ato bisedime në mënyrë indirekte dhe ato do të jenë shumë të rëndësishme. Do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Irani është një negociator shumë i vështirë. Janë negociatorë të këqij, sepse mund të kishim arritur një marrëveshje në vend që të dërgonim B-2 për të eliminuar potencialin e tyre bërthamor. Shpresoj se do të jenë më...
Burimi:
vizionplus.tv