“SHBA i ka vendosur afat Rusisë”, Zelensky: Trump do që lufta do të mbarojë në qershor, do të ketë presion ndaj Moskës

“SHBA i ka vendosur afat Rusisë”, Zelensky: Trump do që lufta do të mbarojë në qershor, do të ketë presion ndaj Moskës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur muajin qershor si afat për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë, me synimin për t’i dhënë fund luftës që po zgjat prej katër vitesh në Evropën Lindore. Sipas Zelenskyt, administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar një raund të ri bisedimesh trepalëshe mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës, të cilat pritet të mbahen javën e ardhshme, me gjasë në Miami. Kievi ka konfirmuar pjesëmarrjen në këto negociata. “Ata duan që gjithçka të përfundojë deri në fillim të verës dhe do të ushtrojnë presion mbi palët sipas këtij kalendari,” citohet të ketë thënë Zelensky për gazetarët, duke shtuar se SHBA kërkon një plan të qartë me afate konkrete për...