SHBA hakmerret për dy ushtarët e vrarë nga ISIS në Siri, godet disa baza e depo armësh të organizatës terroriste

SHBA hakmerret për dy ushtarët e vrarë nga ISIS në Siri, godet disa baza e depo armësh të organizatës terroriste

Shtetet e Bashkuara kryen sulme ajrore kundër grupit ISIS në Siri të shtunën në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e dy ushtarëve amerikanë në një sulm terrorist në pjesën qendrore të vendit të shtunën e kaluar, duke përmbushur një premtim të Presidentit Donald Trump. Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi nëpërmjet Truth Social se ishte duke u zhvilluar “hakmarrje shumë e rëndë”, duke iu referuar operacioneve ushtarake në Siri kundër organizatës xhihadiste Shteti Islamik (ISIS), pas sulmit pothuajse një javë më parë që vrau dy anëtarë të forcave të armatosura amerikane dhe një përkthyes. “Ne po godasim fortesa të ISIS” në territorin sirian, tha Trump, ndërsa pak kohë më parë Pentagoni njoftoi fillimin e një operacioni “masiv”. “Në dritën e masakrës brutale nga ISIS që ka...