SHBA godet gjyqtarin e Netanyahut, i bllokohen kartat bankare pas urdhër-arrestit në 2024 për kryeministrin e Izraelit

SHBA godet gjyqtarin e Netanyahut, i bllokohen kartat bankare pas urdhër-arrestit në 2024 për kryeministrin e Izraelit

Gjykatësi francez Nicolas Guillou përballet me vështirësi financiare pasi e gjeti veten në listën e sanksioneve të SHBA-së. 50 vjecari që kryesoi panelin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale në lëshimin e urdhër-arrestit ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në vitin 2024, tha për France 24 se i janë bllokuar kartat e kreditit, nuk porosit e nuk rezervon dot më online. Guillou, i cili ka qenë gjithashtu edhe ish anëtar i Gjykatës Speciale për Kosovën, e cilësoi këtë situatë një “kthim 30 vjet prapa në një botë dixhitale si kjo e sotmja”. Në Francë, të gjitha sistemet e pagesave kontrollohen nga amerikanët dhe Guillou eshte përjashtuar prej tyre. Shefi i Elizesë, Emmanuel Macron ka shkruar shtatë letra duke kërkuar heqjen e sanksioneve ndaj 50 vjecarit, por autoritetet amerikane...