SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka kryer një valë të re sulmesh ndaj infrastrukturës ushtarake iraniane, duke goditur rreth 90 objektiva strategjikë.Sipas deklaratës së CENTCOM, operacionet e zhvilluara më 8 korrik kishin në shënjestër sistemet e mbrojtjes ajrore, asetet e mbikëqyrjes bregdetare, depot e raketave dhe dronëve, kapacitetet detare si dhe infrastrukturën logjistike ushtarake përgjatë bregdetit iranian. “Forcat e CENTCOM përfunduan një raund shtesë sulmesh kundër Iranit për të zvogëluar më tej aftësinë e tij për të sulmuar anijet tregtare dhe personelin detar civil në Ngushticën e Hormuzit”, thuhet në deklaratën e publikuar në platformën X.Sulmet e fundit vijnë vetëm 24 orë pas një serie tjetër operacionesh ushtarake amerikane, gjatë të cilave,...