SHBA, gjykata hap rrugën për dëbimin e aktivistit pro-palestinez

SHBA, gjykata hap rrugën për dëbimin e aktivistit pro-palestinez

Gjykata Federale e Apelit në SHBA i ka hapur rrugën ri-arrestimit dhe dëbimit të aktivistit pro-palestinez, Mahmoud Khalil, duke i dhënë të drejtë administratës së Presidentit Donald Trump. Khalil, i cili është i diplomuar në Universitetin Columbia, ishte bërë objektivi i parë i politikës së re të Trump për dëbimin e studentëve të huaj që marrin pjesë në protesta kundër luftës në Gazë. Sipas vendimit të marrë me dy vota pro dhe një kundër, gjykata vlerësoi se një gjykatës më i ulët nuk kishte pasur kompetencë për të urdhëruar lirimin e tij nga paraburgimi i imigracionit qershorin e kaluar. Ky vendim e lë aktivistin të pambrojtur përballë agjentëve federalë, të cilët tashmë mund ta ndalojnë sërish për të zbatuar urdhrin e dëbimit. Khalil u arrestua...