SHBA gati planet për të mbajtur hapur Ngushticën e Hormuzit, i ‘tërheq veshin’ Izraelit: Mos sulmo infrastrukturë e Iranit!

SHBA gati planet për të mbajtur hapur Ngushticën e Hormuzit, i ‘tërheq veshin’ Izraelit: Mos sulmo infrastrukturë e Iranit!

Teheran WASHINGTON- Shtëpia e Bardhë deklaroi se ushtria amerikane po harton opsione shtesë për të mbajtur të hapur ngushticën e Hormuzit. Sekretarja e shtypit të SHBA-së, Karoline Leavitt tha se Donald Trump është i përkushtuar për të lejuar rrjedhën e lirë të naftës përmes ngushticës së Hormuzit dhe përsëriti se presidenti amerikan është ofruar që marina “të shoqërojë anijet cisternë kur është e nevojshme”. “Ushtria amerikane po harton opsione shtesë pas direktivës së presidentit për të vazhduar mbajtjen e hapur të ngushticës së Hormuzit”, tha Leavitt. Më tej, ajo pohoi gjithashtu se amerikanët do të shohin se çmimet e naftës dhe gazit do të bien me shpejtësi sapo objektivat e sigurisë kombëtare të ushtrisë amerikane të “arrihen plotësisht” në Iran. “Rritja e fundit e çmimeve...