SHBA e “nxori” nga bisedimet, Europa forcon diplomacinë e saj me Rusinë?!

SHBA e “nxori” nga bisedimet, Europa forcon diplomacinë e saj me Rusinë?!

Në Bashkimi Europian po intensifikohet debati për emërimin e një të dërguari të posaçëm që do të angazhohej drejtpërdrejt me Rusinë, në një kohë kur Europa ka mbetur jashtë bisedimeve për përfundimin e luftës në Ukrainë. Negociatat e fundit tripaleshe mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së në Gjenevë dhe Abu Dhabi u zhvilluan pa përfaqësim evropian. SHBA-ja, nën drejtimin e presidentit Donald Trump, ka marrë rol kyç ndërmjetësues, ndërsa BE-ja ka vijuar qasjen e saj përmes sanksioneve ekonomike dhe mbështetjes ushtarake për Kievin. Propozimi për një të dërguar të posaçëm do të përfaqësonte një ndryshim taktik, duke hapur mundësinë e dialogut të drejtpërdrejtë me Moskën. Megjithatë, brenda BE-së ka ndarje të theksuara. Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbështetur ruajtjen e kanaleve të komunikimit me Kremlinin, ndërsa...