‘SHBA e fortë, por Evropa s’ është skllave’/ Kryeministri belg: Dinjiteti ynë s’është në shitje’
Kryeministri belg, Bart De Wever bëri thirrje të enjten në një fjalim para parlamentit për një Evropë më të fortë dhe më të bashkuar pas tensioneve të fundit mbi Groenlandën dhe qëndrimin e SHBA-së ndaj aleatëve të saj. "Shtetet e Bashkuara janë më të fortat, por dinjiteti ynë nuk është në shitje. Ne nuk jemi skllevër", tha ai. Duke folur përpara një takimi të liderëve të BE-së në Bruksel, De Wever tha se zhvillimet e fundit kishin nxjerrë në pah dobësitë strategjike të Evropës dhe urgjencën e forcimit të autonomisë së saj, raportoi transmetuesi publik RTBF. Ai i bëri këto komente pasi mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se ishte arritur një kornizë për...
Burimi:
syri.net