SHBA drejt mbylljes së disa aeroporteve, kriza e financimit prek udhëtimet ajrore

SHBA drejt mbylljes së disa aeroporteve, kriza e financimit prek udhëtimet ajrore

Bota E Mërkurë, 18 Mars 2026 08:33 Një zyrtar i lartë i administratës Trump deklaroi të martën se, nëse bllokimi i financimit të qeverisë vazhdon, mund të detyrohen të mbyllen disa aeroporte më të vogla në javët në vijim për shkak të mungesës së personelit të sigurisë. Mbyllja e pjesshme e qeverisë, që ka hyrë në ditën e saj të 31-të, ka detyruar rreth 50,000 punonjës të sigurisë në aeroporte (TSA) të punojnë pa pagesë gjatë muajit të fundit, ndërsa rreth 10% e tyre nuk u paraqitën në punë të dielën. “Nëse kjo situatë vazhdon për javë të tjera, nuk është aspak e ekzagjeruar të thuhet se mund të detyrohemi të mbyllim aeroporte, veçanërisht ato më të voglat, nëse mungesat rriten,” deklaroi zëvendësadministratori në detyrë...