SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, Khamenei transferohet në një vend të sigurt
Ayatollah Ali Khamenei IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, nuk ndodhet në Teheran. Mësohet se ai është transferuar në një vend të sigurt pas sulmeve ajore të realizuara nga SHBA dhe Izraeli mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka konfirmuar për Reuters një zyrat i lartë iranian. Sipas gazetarëve të AFP, u dëgjuan dy shpërthime të fuqishme në Teheran, ndërsa shtullunga tymi janë parë në zona të ndryshe të qytetit, përfshirë qendrën dhe lagjet lindore. Sipas raporteve të mediave iraniane, këto shpërthime dyshohet të jenë pasojë e sulmeve me raketa mëngjesin e sotëm. Autoritetet iraniane kanë mbyllur hapësirën ajrore dhe kanë raportuar ndërprerje të shërbimeve të telefonisë celulare dhe internetit në disa zona. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai