SHBA dhe Irani në kontakte, Turqia: Pakistanit ndërmjetësues, mesazhet po dërgohen përmes tij

SHBA dhe Irani në kontakte, Turqia: Pakistanit ndërmjetësues, mesazhet po dërgohen përmes tij

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po zhvillohet një dialog, me ndërmjetësim dhe koordinim nga Turqia, ndërsa mesazhet po shkëmbehen përmes Pakistanit. Në një intervistë për A Haber TV, Fidan theksoi se procesi i negociatave ka arritur një fazë të caktuar dhe kontaktet mes palëve kanë nisur. “Mesazhet po transmetohen përmes Pakistanit. Amerikanët po e koordinojnë këtë proces me ne dhe diskutimet janë në vijim. Ne gjithashtu po informojmë iranianët. Sot kemi zhvilluar bisedime të gjata me të dyja palët dhe me Iranin. Po përpiqemi të kuptojmë më mirë qëndrimet dhe pritshmëritë e secilës palë dhe të përcjellim mesazhet e duhura”, u shpreh Fidan. Sipas tij, Turqia po luan një rol ndërmjetësues për...