SHBA dhe Irani në diskutime për përfundimin e konfliktit, Trump pezullon përkohësisht sulmet ndaj centraleve iraniane: Bisedat ishin shumë produktive
Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani zhvilluan “biseda produktive” gjatë fundjavës, dhe se ai do të pezullojë sulmet ushtarake kundër centraleve të energjisë iraniane për një periudhë pesë-ditore. Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se vendimi për shtyrjen e sulmeve u bazua në “tonin dhe përmbajtjen” e diskutimeve. “Kam kënaqësi të raportoj se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar, gjatë dy ditëve të fundit, biseda shumë të mira dhe produktive lidhur me një zgjidhje të plotë të armiqësive tona në Lindjen e Mesme”, shkroi ai. Trump shtoi se, duke u bazuar në “thellësinë e këtyre bisedave”, ai ka urdhëruar Departamentin e Mbrojtjes të shtyjë çdo sulm ushtarak kundër centraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane për pesë...
Burimi:
top-channel.tv