SHBA dhe India i japin fund kohës së raporteve të ftohta, a do të “përjashtohet” Rusia?

SHBA dhe India i japin fund kohës së raporteve të ftohta, a do të “përjashtohet” Rusia?

Me marrëveshjen e tyre tregtare, SHBA-ja dhe India e shohin veten në prag të një partneriteti të ri. Jo më tarifa ndëshkuese, por më shumë importe. Lajmet e fundit nga Uashingtoni mund të shihen anë e mbanë në Indi: SHBA-ja dhe India kanë arritur një marrëveshje historike tregtare. Vetëm pak kohë pas marrëveshjes me BE-në, çuditërisht shpejt, e ndoshta jo edhe rastësisht, arrihet marrëveshja mes tyre. Marrëveshja u njoftua në mënyrën tipike nga Trumpi, në Truth Social, platformën e Presidentit amerikan. Donald Trump njoftoi se SHBA-ja do të ulë ndjeshëm tarifat doganore për mallrat e Indisë: nga 50 përqind në 18 përqind. Një tarifë ndëshkuese e vendosur më parë prej 25 përqind do të eliminohet plotësisht, sipas burimeve nga Shtëpia e Bardhë. SHBA-ja e kishte...