SHBA bombardon pozicionet e ISIS në Siri, në një sulm u shkatërrua një depo armësh

SHBA bombardon pozicionet e ISIS në Siri, në një sulm u shkatërrua një depo armësh

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se ka kryer pesë sulme ajrore kundër organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS) në Siri gjatë ditëve të fundit, në kuadër të operacioneve për parandalimin e ringjalljes së grupit xhihadist. Sipas CENTCOM, sulmet u zhvilluan në periudhën nga 27 janari deri më 2 shkurt. Në një prej goditjeve, forcat amerikane shkatërruan një depo armësh të ISIS-it, e cila u godit me rreth 50 raketa precize. Kreu i CENTCOM, admirali Brad Cooper, theksoi se këto operacione “demonstrojnë angazhimin dhe vendosmërinë tonë të vazhdueshme për të parandaluar rikthimin e Shtetit Islamik në Siri”. Që nga fundi i vitit të kaluar, forcat amerikane dhe ato të koalicionit ndërkombëtar kanë intensifikuar operacionet kundër ISIS-it në Siri, si hakmarrje për pritën e 13...