SHBA alarm global për sigurinë e ambasadave, për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme

SHBA alarm global për sigurinë e ambasadave, për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar të gjitha përfaqësive diplomatike të Shteteve të Bashkuara në mbarë botën që të nisin “menjëherë” vlerësime emergjente të sigurisë. Sipas një kabllogrami diplomatik të dërguar të martën dhe të siguruar nga Washington Post, ky urdhër lidhet me “situatën në zhvillim në Lindjen e Mesme dhe rrezikun e pasojave të mundshme”. Dokumenti thekson nevojën për një rishikim të menjëhershëm të masave të sigurisë në të gjitha ambasadat dhe konsullatat amerikane, në një moment kur tensionet në rajon mbeten të larta dhe ekziston frika për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Megjithëse në javët e fundit udhëzime të ngjashme u janë dërguar disa ambasadave amerikane në Lindjen e Mesme, urdhri i së martës përbën herën e parë që një kërkesë e...