SHBA/ 35-vjeçarja helmon burrin e saj për të marrë 3.6 milionë euro dëmshpërblim
SHBA- 35-vjeçarja Carrie Richins, e cila akuzohet se në vitin 2022 helmoi bashkëshortin e saj me qëllim që të përfitonte një dëmshpërblim prej 3.6 milionë dollarësh ka dalë para gjykatës në Utah. Sipas aktakuzës, Richins, e cila punonte si agjente e pasurive të paluajtshme, i ka dhënë bashkëshortit një dozë vdekjeprurëse fentanili të përzier në një pije që ajo vetë e kishte përgatitur. Prokuroria pretendon se kjo ishte hera e dytë që ajo përpiqej ta vriste, pasi disa javë më parë dyshohet se kishte tentuar ta helmonte me një sanduiç. Pas arrestimit, 35-vjeçarja deklaroi se pasi i kishte çuar pijen bashkëshortit, kishte rënë në gjumë në dhomën e djalit të saj, pasi po përjetonte makthe. Kur u kthye në dhomën e gjumit të çiftit, ajo...
Burimi:
vizionplus.tv