SHBA: 24-vjeçari akuzohet për vrasjen e 6 personave, përfshirë një 7-vjeçare
Një burrë 24-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e gjashtë personave – përfshirë një fëmijë 7-vjeçar dhe një pastor – në Misisipi të SHBA-së të premten në mbrëmje, sipas një deklarate nga departamenti i policisë së këtij shteti amerikan. Darika Moore akuzohet për vrasjen e të afërmve dhe një pastori përpara se të arrestohej nga policia, tha Sherifi i Qarkut Clay, Eddie Scott, në një konferencë për shtyp të shtunën. “Është e tmerrshme”, tha Scott Collom, prokurori i Gjykatës së 16-të të Distriktit për Qarkun Clay (verilindje) në lidhje me vrasjen. Sipas Collom, Moore dyshohet se i ka qëlluar dhe vrarë në kokë babanë, vëllain dhe xhaxhain e tij. Më pas ai vodhi një kamionçinë dhe u drejtua me makinë në një vend tjetër ku akuzohet për përpjekje për të abuzuar seksualisht me një vajzë 7-vjeçare (gjithashtu një...
Burimi:
syri.net