“Shatërvani i Trevit” nuk do të jetë më falas, bashkia e Romës vendos biletë 2 euro për të frenuar turistët
Shatërvani i Trevit, një nga simbolet më të njohura të Romës dhe një ndalesë e domosdoshme për çdo turist, nuk do të jetë më plotësisht falas për t’u vizituar nga afër. Duke nisur nga e hëna, 2 shkurt, autoritetet italiane do të aplikojnë një biletë prej 2 eurosh për aksesin pranë monumentit, me qëllim menaxhimin e fluksit të madh të vizitorëve. Vendimi vjen në një kohë kur Roma, ashtu si Venecia dhe Firence, po përballet me rekorde vizitorësh, duke shkaktuar mbipopullim, rrugë të bllokuara dhe vështirësi për banorët vendas. Shatërvani i Trevit tërheq çdo ditë dhjetëra mijëra turistë për foto dhe për hedhjen tradicionale të monedhave, duke e kthyer zonën përreth në një hapësirë shpesh kaotike. Sipas autoriteteve të qytetit, tarifa synon të përmirësojë cilësinë...
Burimi:
top-channel.tv