Shatërvani i Trevit nga sot me pagesë, Roma vendos tarifë 2 euro për vizitorët
Shatërvani i Trevit ITALI-Administrata e qytetit të Romës ka vendosur një tarifë hyrjeje prej dy eurosh për ata që duan të afrohen deri tek bordura e shatërvanit. Kjo masë synon të rregullojë fluksin e vizitorëve dhe të mbrojë këtë monument. Dhjetëra-mijëra vetë vizitojnë çdo ditë Shatërvanin e Trevit për të bërë fotografi ose për të hedhur një monedhë në ujë. Por duke filluar nga 2 shkurti hyrja në zonën direkt pranë bordurës së shatërvanit të famshëm në Itali do të kushtojë dy euro. Kurse sheshi i madh përpara shatërvanit do të vazhdojë të jetë i lirë për t’u vizituar. Sipas autoriteteve të qytetit të Romës sistemi i ri synon të menaxhojë më mirë fluksin e vizitorëve në një nga atraksionet turistike më të njohura të...
Burimi:
zeri.ai