Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore, ministri serb i Bujqësisë: Rëndësi të madhe shoqërore dhe ekonomike

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore, ministri serb i Bujqësisë: Rëndësi të madhe shoqërore dhe ekonomike

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoqiç, deklaroi se Kina dhe Serbia po e thellojnë partneritetin strategjik përmes bashkëpunimit në fushën e teknologjive hapësinore. “Ato janë bërë themel i industrisë moderne dhe i transformimit digjital dhe hapin hapësirë për zgjidhje që kanë rëndësi afatgjatë shoqërore dhe ekonomike”, tha Glamoqiç në Beograd, në seminarin e parë kinezo-serb kushtuar teknologjive hapësinore. Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, zbatimi i tyre në industri dhe bujqësi mund të përmirësojë sigurinë ushqimore, do të kontribuojë në përdorimin racional të burimeve dhe në rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor. Ministria njoftoi se në këtë takim në Beograd u mbajt ceremonia e hapjes së Qendrës së Përbashkët të Inovacionit për teknologjitë ajrore dhe hapësinore kinezo-serbe.“Vëzhgimi satelitor, bujqësia precize, sistemet e avancuara për...