Serbët drejt kutive të votimit në vitin 2026/ Vuçiç plotëson kërkesën për zgjedhje të parakohshme

Serbët drejt kutive të votimit në vitin 2026/ Vuçiç plotëson kërkesën për zgjedhje të parakohshme

Kreu i shtetit serb ka plotësuar kërkesën kryesore të opozitës dhe studentëve që protestojnë prej disa muajsh nëpër sheshe, duke njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin e ri që po vjen, 2026. Kjo deklaratë pasoi nismën e studentëve për mbledhjen e nënshkrimeve anembanë Serbisë, ku kërkohej shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Vuçiç tha se bllokuesit e rrugëve donin të krijonin, si në Ukrainë, revolucionin e quajtur “Maidan”, duke e futur vendin në kaos me pushtimin e ndërtesave të Presidencës dhe Asamblesë Kombëtare. Sipas presidentit, ata do të kishin pasur sukses nëse nuk do të kishte pasur rezistencë popullore. “E kemi pranuar kërkesën e tyre kryesore. Vitin e ardhshëm do të shkojmë në zgjedhje parlamentare, por vetëm se nuk do të jenë...