Serbë të Surdullicës protestojnë për dëbimin e familjes shqiptare, pas aksidentit me fatalitet

Serbë të Surdullicës protestojnë për dëbimin e familjes shqiptare, pas aksidentit me fatalitet

Nëpërmjet protestave disaditore, serbë në Surdullicë të Serbisë janë duke e kërkuar dëbimin e një familjeje shqiptare, shkaku i një aksidenti trafiku që ka ndodhur në shkurt, e në të cilin një shqiptar i moshës 20-vjeçare dyshohet se e ka goditur për vdekje aksidentalisht një serb 40-vjeçar. Banorët janë duke e kërkuar edhe bojkotin e biznesit të kësaj familje shqiptare, e cila jeton me vite në këtë vend Surdullicë – Protesta në Surdullicë të Serbisë për vdekjen e një 40-vjeçari serb, i cili dyshohet se është goditur për vdekje me veturë nga një shqiptar 20-vjeçar në fillim të muajit shkurt, pritet që të vazhdojnë edhe të enjten. Në këto protesta, banorët serbë për disa ditë radhazi kanë bërë thirrje për drejtësi teksa kanë kërkuar edhe që...