Sekuestrimet më të mëdha të drogave në Ballkanin Perëndimor

Sekuestrimet më të mëdha të drogave në Ballkanin Perëndimor

foto ilustruese KOSOVË- Sekuestrimi i pesë tonëve marihuanë në fshatin Konjuh, afër Krushevcit në Serbi, ishte - sipas ministrit të Brendshëm, Ivica Daçiç - sasia më e madhe e drogës e zbuluar ndonjëherë në këtë vend. Vlera e saj ishte midis shtatë dhe dhjetë milionë eurove. Droga mbërriti atje nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në mesin e të arrestuarve është edhe një zyrtar lokal i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, në pronën e të cilit u gjet kanabisi më 29 janar. Ky nuk ishte rasti i parë që ngriti dyshime për lidhje të mundshme mes individëve të përfshirë në trafikun e drogës dhe njerëzve të afërt me pushtetin, megjithëse autoritetet i hodhën poshtë ato pretendime. Radio Evropa e Lirë përgatiti një përmbledhje të sekuestrimeve më të...