Sekretari i thesarit i SHBA-së: Marina Amerikane do të shoqërojë anijet përmes Ngushticës së Hormuzi

Sekretari i thesarit i SHBA-së: Marina Amerikane do të shoqërojë anijet përmes Ngushticës së Hormuzi

Sekretari i thesarit i SHBA-së, Scott Bessent deklaroi se Marina Amerikane do të shoqërojë anijet cisternë të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit. “Besoj se sapo të jetë e mundur ushtarakisht, Marina Amerikane, ndoshta me një koalicion ndërkombëtar, do të shoqërojë anijet që kalojnë atje,” tha ai për Sky News. “Në fakt, tani po kalojnë tankera, tankera iraniane, besoj se kanë kaluar disa tankera me flamur kinez. Pra, ne e dimë që ata nuk i kanë minuar ngushticat”, shtoi ai. Komentet e Bessentit erdhën pasi sulmet e vazhdueshme të Iranit ndaj trafikut detar dhe infrastrukturës energjetike në Gjirin Persik i kishin shtyrë për një farë kohe çmimet e naftës përsëri mbi 100 dollarë për fuçi. Kjo ndodhi gjithashtu pasi sekretari i energjisë Chris Wright tha se...