Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mesazh liderëve botërorë: Investoni kundër varfërisë dhe jo tek armët

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mesazh liderëve botërorë: Investoni kundër varfërisë dhe jo tek armët

Bota E Martë, 30 Dhjetor 2025 13:30 Merreni seriozisht! Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres thirrje liderëve botërorë para Vitit të Ri të inevstojnë kundër varfërisë dhe jo tek armët. “Ndërsa kthejmë faqen e një viti të trazuar, një fakt flet më shumë se fjalët: Shpenzimet ushtarake globale janë rritur në 2.7 trilionë dollarë, duke u rritur me pothuajse 10 përqind. Kjo është trembëdhjetë herë më shumë se e gjithë ndihma për zhvillim, ekuivalente me të gjithë produktin e brendshëm bruto të Afrikës.”, tha Guterres në fjalimin para Vitit të ri, duke theksuar, se e gjitha kjo ndodh, ndërsa konfliktet vazhdojnë të rriten në nivele që nuk i kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në këtë vit të ri, le të vendosim...