Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitë të papritur në Kiev, pritet nga Zelensky, nderojnë ushtarët e rënë në luftë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vizitë të papritur në Kiev, pritet nga Zelensky, nderojnë ushtarët e rënë në luftë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritur të papritur në Kyiv për një vizitë diplomatike, raporton Kyiv Post. Ai do të flasë para Parlamentit të Ukrainës, Rada. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ndau në X një video ku ai dhe Rutte i japin nder ushtarëve ukrainas që kanë rënë në luftë për vendin. NATO nuk ka bërë një njoftim zyrtar për vizitën, por mungesa e paralajmërimeve është e zakonshme për shkak të shqetësimeve të larta për sigurinë gjatë konfliktit. Top Channel