Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ia ka kujtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se aleanca ende po pret përcaktimin e përgjegjësisë për ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2023. “Unë personalisht, por edhe si përfaqësues i NATO-s, jam në kontakt të ngushtë me presidentin serb. Ende po presim nga ai përcaktimin e përgjegjësisë për atë që ndodhi në vitin 2023 në Banjskë dhe për ngjarje të tjera gjatë vitit 2023”, tha Rutte. Kërkesë të ngjashme për përcaktimin e përgjegjësisë për Banjskën, sekretari Rutte bëri në fund të janarit. Ai shtoi se NATO-ja, përmes misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, i ndjek me kujdes të gjitha zhvillimet në Kosovë. Në shtator të vitit 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmuan...
Burimi:
javanews.al