Seanca e gjashtë e deklaratave përmbyllëse në Hagë, përfundon mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm!

Seanca e gjashtë e deklaratave përmbyllëse në Hagë, përfundon mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm!

jakup krasniqi HAGË- Në Gjykatën Speciale të Hagës, zhvillohet këtë hënë, seanca e gjashtë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së. Në seancën e sotme, mbrojtja e Jakup Krasniqit ka përfunduar deklaratën e saj përmbyllëse, duke kërkuar shpalljen e tij si të pafajshëm nga të gjitha akuzat. Avokatja Alagendra Venkatesëari e përshkroi si një nga aktivistët më të mëdhenj të lirisë së Kosovës. Ndërkohë që deri më tani, deklaratat përmbyllëse i kanë shpalosur Prokuroria, ekipi mbrojtës i viktimave dhe mbrojtja e Thaçit, Veselit dhe Selimit. Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kanë hedhur poshtë akuzat dhe pretendimet e Prokurorisë dhe kanë kanë kërkuar shpalljen e pafajësisë.  Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një...