Sasia më e madhe e konfiskuar ndonjëherë, policia e Maqedonisë së Veriut sekuestron mbi 30 tonë kanabis
Policia e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar më shumë se 30 ton kanabis gjatë një operacioni të zhvilluar në qytetet e Shkupit dhe Strumicës, në atë që konsiderohet sasia më e madhe e konfiskuar ndonjëherë në një aksion të vetëm në vend, bëjnë me dije burime policore. Sipas autoriteteve, kanabisi ishte kultivuar ligjërisht për qëllime mjekësore, por dyshohet se ishte destinuar të devijohej ilegalisht drejt tregut të zi për përdorime të tjera. Hetimet janë përqendruar edhe te një kompani e kultivimit të kanabisit me interesa serbe, me seli në Shkup. Kjo kompani dyshohet se lidhet edhe me sekuestrimin e pesë tonë kanabis nga policia serbe më 30 janar 2026, në një ndërmarrje të vogël bujqësore në një fshat të Serbisë qendrore. Autoritetet serbe kanë deklaruar...
Burimi:
top-channel.tv