“Sapo e lashë djalin në shkollë, toka u drodh”/ Dëshmia rrëqethëse e nënës iraniane që humbi fëmijën nga dronët

“Sapo e lashë djalin në shkollë, toka u drodh”/ Dëshmia rrëqethëse e nënës iraniane që humbi fëmijën nga dronët

 NBC News ka publikuar në një artikull, rastin e një nëne iraniane e cila humbi djalin e saj, në njërin nga sulmet në Iran. Nëna e cila kërkoi të mos identifikohej, tha se sapo e kishte lënë djalin dhe nuk mund të largohej menjëherë pasi kishte paciente për të parë në punën e saj si mami. Pastaj toka u drodh. Dhe ajo iku me vrap. Ishte tepër vonë. Tre sulme ajrore kishin goditur shkollën fillore Shajareh Tayyebeh në Minab në Iranin jugor, duke vrarë 168 persona, sipas kryebashkiakes së qytetit. Shumë prej tyre ishin fëmijë. Njëri prej tyre ishte djali i saj. “Kur ​​mbërritëm ne, e gjithë shkolla ishte shembur mbi fëmijët. Njerëzit po nxirrnin krahët dhe këmbët e fëmijëve. Njerëzit po nxirrnin kokat e prera”, tha nëna për NBC News....