‘Sanae Takaichi, solli ndryshim të jashtëzakonshëm në Japoni’/ Sobaj: 92% e të rinjve e kanë mbështetur

‘Sanae Takaichi, solli ndryshim të jashtëzakonshëm në Japoni’/ Sobaj: 92% e të rinjve e kanë mbështetur

E ftuar në SYRI i Botës me Dori Dakën, Arbenita Sobaj, ish-diplomatja dhe aktualisht asistence hulumtuese në Universitetin e Varstebas, ka folur për lëvizjen e fundi politike në Japoni, ku kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaichi, vendosi të thërrasë zgjedhje të parakohshme vetëm katër muaj pasi mori detyrën. Ky vendim, i marrë në kulmin e një popullariteti gjithnjë në rritje, rrezikoi ta largonte atë plotësisht nga skena politike, por ishte një lëvizje e kalkuluar për të riformatuar imazhin e partisë së saj dhe për të kapitalizuar një valë të re entuziazmi publik. E cilësuar si kryeministrja e parë grua e vendit, ajo shihet si një figurë transformuese që ka sjellë një "ndryshim të jashtëzakonshëm", u shpreh Sobaj. Ajo ka arritur të angazhojë segmente të...