Samiti trepalësh në Abu Dhabi, Putin kërkon Donbasin! Zelensky: Sot, dita vendimtare
Dita e parë e samitit trepalësh mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara u mbyll me shumë pak detaje konkrete mbi progresin real të negociatave. Negociatori ukrainas, Rustem Umerov, deklaroi se palët kanë punuar mbi parametrat për të ecur drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ndërkohë, burime nga Shtëpia e Bardhë e cilësuan takimin si produktive, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se puna po përparon. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha mbrëmë se negociatat janë serioze, por theksoi se dita e sotme pritet të jetë vendimtare. Bisedimet e zhvilluara në Turqi në maj 2025 kishin si qëllim pikërisht krijimin e kushteve për një takim të drejtpërdrejtë mes dy palëve. Ndërkohë, gjatë raundit të zhvilluar në Riad në mars të vitit të kaluar,...
Burimi:
vizionplus.tv