Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

Përfundimi i luftës në Lindjen e Mesme mund të jetë çështje javësh, ka thënë sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio. Nga Franca, ku mori pjesë në samitin e ministrave të G7-ës, sekretari amerikan i shtetit tha se SHBA-të ishin shumë afër arritjes së objektivave në Iran. “Shtetet e Bashkuara kanë objektiva shumë të qarta dhe ne jemi shumë të bindur se jemi në prag të arritjes së tyre, shumë shpejt. Po flasim për javë, jo për muaj”, tha Rubio. Ministrat e jashtëm të G7 dolën me një deklaratë të përbashkët për rëndësinë e minimizimit të ndikimit të konfliktit te partnerët rajonalë, popullatat civile dhe infrastrukturën kritike. Ata përsëritën gjithashtu nevojën për të rivendosur lirinë e lundrimit të sigurt dhe pa pagesë në Ngushticën e Hormuzit....