Samiti G20/ Presidenti Trump fton liderët e Kazakistanit dhe Uzbekistanit: Bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet kyç

Samiti G20/ Presidenti Trump fton liderët e Kazakistanit dhe Uzbekistanit: Bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet kyç

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të martën se ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev. Sipas Ruters ai tha se ka folur gjithashtu edhe me presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, duke i ftuar të dy liderët të marrin pjesë në Samitin e G20-s që do të mbahet vitin e ardhshëm në Miami, Florida. Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump tha se gjatë bisedave u diskutua rëndësia e sjelljes së paqes në konfliktet në vazhdim, si dhe forcimi i tregtisë dhe bashkëpunimit mes vendeve. “Shtetet e Bashkuara do të presin Samitin e G20-s vitin e ardhshëm dhe do t’u dërgojmë ftesa të dy këtyre liderëve për t’iu bashkuar si të ftuar”, shkroi Trump. Ai theksoi se dialogu dhe bashkëpunimi...