Sa paguhet një president në kohë lufte? Zelenskyy publikon pagën e tij

Sa paguhet një president në kohë lufte? Zelenskyy publikon pagën e tij

Volodymyr Zelenskyy KIEV- A e keni menduar ndonjëherë sa është paga e zyrtarëve të lartë në një kohë të lufte? Në lidhje me këtë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka publikuar deklaratën e tij zyrtare të pasurisë për vitin 2025, duke hedhur dritë mbi të ardhurat e tij personale dhe ato të familjes së tij në një kohë lufte. Sipas dokumenteve zyrtare, të ardhurat totale të familjes Zelenskyy për vitin 2025 arritën në 15.8 milionë grivna (përafërsisht 390,000 euro). Shifra e publikuar tregon një rritje të lehtë në krahasim me vitin 2024, ku të ardhurat e tyre ishin rreth 15.2 milionë grivna. Për sa i përket pagës së tij si President, shifrat tregojnë se Zelensky merr një pagë relativisht modeste për postin që mban. Paga...