Sa mund ta përballojë Irani një luftë nga ana logjistike?

Sa mund ta përballojë Irani një luftë nga ana logjistike?

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Irani ishte përgatitur për një luftë të gjatë, theksoi Ali Larijani, Sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, në ditën e tretë të luftës. Larijani përsëriti kështu atë që zyrtarë të tjerë (ende) të Republikës Islamike kanë shpallur që nga 28 shkurti: “Ne do të mbrohemi, pavarësisht kostos”. Që nga 28 shkurti, SHBA-ja dhe Izraeli po kryejnë një ofensivë ushtarake të koordinuar dhe masive kundër Iranit. Sulmet kanë në shënjestër në mënyrë specifike udhëheqësit, si dhe objektet ushtarake dhe qeveritare. Irani po kundërpërgjigjet me sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe bazave amerikane në vendet fqinje të Gjirit Persik. Vetëm Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë raportuar, se janë përballur me qindra sulme nga Irani. Deri të mërkurën, më...