Sa e pengon Melonin dështimi i reformës në drejtësi?

Sa e pengon Melonin dështimi i reformës në drejtësi?

Edhe pse humbi në referendum aktualisht Meloni dhe partia e saj, Fratelli d'Italia, vazhdojnë të jenë shumë përpara të gjitha partive të tjera në sondazhe. Reforma e drejtësisë që planifikonte kryeministrja italiane Meloni dështoi. Në referendum thuajse 54 për qind votuan kundër. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, dështoi me planet e saj për të arritur përmes një referendumi popullor një reformë të thellë të drejtësisë italiane. Sipas rezultatit paraprak përfundimtar, rreth 54 për qind e italianëve e refuzuan reformën, dhe vetëm rreth 46 për qind votuan pro saj. Meloni e pranoi humbjen dhe tha në një video në kanalin e saj në Instagram: "Italianët vendosën. Dhe ne do ta respektojmë këtë vendim.” Kryetarja e partisë Fratelli d'Italia (Vëllezërit e Italisë) e quajti përfundimin e referendumit si një...