Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Ryanair nuk ngre avionët për Krishlindje, gjysmë milioni pasagjerë mbetën ‘në tokë’
ryanair IRLANDË- Rreth 3,000 fluturime u “zhdukën” nga radari brenda një dite, shifër sa gati më shumë se 10% e trafikut të fluturimeve ajrore të kontinentit të vjetër. Duke i ndalur fluturimet për Krishtlindje, sipas mediave botërore, Ryanair ka lënë në tokë gjysmë milioni pasagjerë. Kjo sipas tyre nuk ka të bëjë fare me motin e keq, grevat apo ndonjë gjë tjetër. Arsyeja është kulturore, pasi linja ajrore me kosto të ulët, më e madhja e kontinentit tonë dhe e katërta më e madhe në botë, ka selinë e saj në Dublin dhe Krishtlindjet, në një vend aq katolik sa Irlanda, janë një festë që kremtohen shumë. Kështu që, pilotët dhe stafi po qëndrojnë në shtëpi; askush nuk vjen në punë. Ky vendim rëndon shumë në buxhet, por zbutet nga...