Rusia vrau liderin e opozitës Aleksei Navalny, Britania identifikon helmin që u përdor

Rusia vrau liderin e opozitës Aleksei Navalny, Britania identifikon helmin që u përdor

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, është vrarë me një helm të zhvilluar nga një toksinë e bretkosës me shigjetë, njoftoi Ministria e Jashtme britanike. Dy vite pas vdekjes së Navalnyt në burgun siberian të Kharp-it, Britania dhe aleatët e saj kanë drejtuar gishtin nga Kremlini, pas analizave të mostrave materiale të gjetura në trupin e tij. Sipas Ministrisë së Jashtme, nuk ka asnjë shpjegim të pafajshëm për praninë e toksinës, të quajtur epibatidinë, në mostrat e marra nga trupi i Navalnyt. Duke folur nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, Sekretarja e Jashtme britanike Yvette Cooper deklaroi: “Vetëm qeveria ruse kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për të përdorur këtë toksinë vdekjeprurëse kundër Aleksei Navalny gjatë burgimit të tij në Rusi.” Cooper u takua këtë fundjavë...