Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Rusia ultimatum: Nëse duan paqe, ukrainasit duhet të na dorëzojnë Donbasin
Bota E Hënë, 29 Dhjetor 2025 14:42 Kremlini ka deklaruar se Ukraina duhet të tërheqë trupat e saj nga pjesa e Donbasit që ende e kontrollon, si një nga kushtet për paqe. Në deklaratat e tij për mediat lokale, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, tha gjithashtu se një telefonatë midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump pritet të zhvillohet shumë shpejt. Ndërkohë, Putin dhe Trump folën të dielën, përpara takimit të Trump në Miami me Volodymyr Zelensky. Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën e Ukrainës, përfshirë Krimenë, të cilën e aneksoi në vitin 2014, rreth 90 përqind të Donbasit, 75 përqind të rajoneve Zaporizhia dhe Kherson, si dhe pjesë të rajoneve Kharkiv, Sumy, Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk, sipas vlerësimeve ruse.