Rusia: Të dyshuarit në tentativën e vrasjes së gjeneralit rus rrëfejnë se kanë zbatuar urdhra nga Ukraina
Shërbimi Federal i Sigurimit të Rusisë (FSB) njoftoi të hënën se dy burra të dyshuar për tentativën e vrasjes së gjeneralit rus Vladimir Alekseev kanë rrëfyer se sulmin e kanë kryer sipas urdhrave nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU). Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në atentatin ndaj Alekseev, i cili ndodhi të premten. Gjenerallejtënant Vladimir Alekseev, zëvendësdrejtor i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU), u qëllua në një pallat në Moskë, u operua pas sulmit dhe tani ka rifituar vetëdijen. Sipas FSB-së, njëri nga të dyshuarit, Lyubomir Korba, një shtetas rus i lindur në Ukrainë, është ekstraduar nga Dubai në Rusi dhe po merret në pyetje. Bashkëpunëtori i tij, Viktor Vasin, është gjithashtu në paraburgim. FSB raportoi se të dy pranuan fajin dhe...
Burimi:
top-channel.tv